Lajme
Kërkohet arrestimi i gjashtë gardistëve
Ndërkohë, protestës së dhunshme të opozitës, kryeministri Berisha ka thënë se do t’i përgjigjet me një protestë paqësore të mërkurën
Prokuroria e Tiranës ka nënshkruar urdhërarreste për 6 drejtues të Gardës së Republikës. Emrat e 6 garditësve u janë dorëzuar policisë për të ekzekutuar urdhërarrestet.
Për shkak të hetimeve dhe faktit që ende nuk janë ekzekutuar urdhërarrestet nga policia nuk bëhen të ditur emrat. 6 gardistët akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se një personi, shpërdorim detyre dhe tejkalim të kompetencave.
Njoftohet gjithashtu se policët i rezistojnë ekzekutimit të urdhërit për arrestimin e kolegëve të tyre.
Ndërkohë prokuroria e Tiranës ka marrë si provë pamjet filmike të tv NEWS24 ku fokusohen vrasjet para kryeministrisë gjatë demonstratës së djeshme.
Protestës së dhunshme të opozitës, kryeminsitri shqiptar Sali Berisha ka thënë se do t’i përgjigjet me një protestë paqësore të mërkurën.
“Njoftoj mbajtjen e një mitingu paqësor ditën e mërkurë, për të dhënë mesazhin që pret bota e qytetëruar nga Shqipëria dhe që aktet e shëmtuara të ditës së djeshme të fshihen sa më shpejt nga memorja”, ka deklaruar Berisha.
Ai ka paralajmëruar krerët opozitarë se do të përballen me pasojat e dhunës që la 3 persona të vdekur.
E-Diaspora
-
Vijon numërimi i votave të diasporës; pritet mbërritja e votave nga SHBA, Kanadaja dhe Australia Po numrohen votat nga diaspora, ende në pritje të atyre nga SHBA, Kanada dhe Australia... -
Kanada: Flutura emërohet Drejtore e Programeve në Artistè Foundation -
Dy të rinj shqiptar nënshkruajnë marrëveshje me gjigantin amerikan Ripple -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Erëza Suka pranë gjysmëfinales së “The Voice of Germany”
Jeta në Zvicër
-
Analiza e smzh: Marrëveshja tregtare me SHBA-të – forcim për eksportet, sfida për frangun Zvicra ka arritur një marrëveshje të rëndësishme tregtare me SHBA-të, përmes së cilës tarifat amerikane të... -
Dy automjete dhe një zyrë përfshihen nga flakët në Bazel, dyshohet zjarrvënie -
Ekonomia zvicerane mund të marrë frymë më lirishëm pas marrëveshjes me SHBA-n -
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra -
Planifikohet iniciativë për taksën e linjave ajrore








