Koronavirusi: çast pas çasti

Këshillat e pavërteta për koronavirusin

Koronavirus po shfaqet përherë e më shumë në vende të ndryshme të botës. Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndaluar as përhapjen e këshillave shëndetësore, duke filluar nga ato të padobishmet, por relativisht të padëmshme, e deri tek ato më të rrezikshmet

Hudhra

Shumë postime që rekomandojnë të hani hudhra për të parandaluar infeksionin po shpërndahen në Facebook. OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) thotë se ndërsa është “një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti antimikrobike”, nuk ka asnjë provë që përdorimi i tepërt i hudhrës mund t’i mbrojë njerëzit nga koronavirusi i ri. Ne e dimë, në përgjithësi, që të hash fruta dhe perime dhe ujë të pijshëm mund të jetë e mirë për të qëndruar të shëndetshëm. Sidoqoftë, nuk ka prova se ushqime specifike do të ndihmojnë në luftimin e këtij virusi të veçantë.

Dezinfektantët e bërë në shtëpi

Ka pasur shumë raportime për mungesat e dezifentantëve të duarve, pasi larja e duarve është një mënyrë kryesore për të parandaluar përhapjen e virusit. Ndërsa raportimet për mungesat e dezinfektantëve shfaqeshin në Itali, u përhapën masivisht forma të ndryshme se si mund ta përgatisim vetë atë në shtëpi.

Por këto receta, sipas mjekëve nuk janë të përshtatshme për tu përdorur në duar. Dezinfektantët me bazë alkooli zakonisht përmbajnë gjithashtu zbutës, që i bëjnë ato më të butë në lëkurë, mbi përmbajtjen e tyre të alkoolit 60-70%. Ndërsa përsa i përket pastrimit të sipërfaqeve, Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se dezinfektuesit më të zakonshëm shtëpiak janë efektive, transmeton Scan.

Pirja e ujit çdo 15 minuta

Kemi parë postime në rrjete të ndryshme sociale, postime që citojnë një “mjek japonez” i cili rekomandon pirjen e ujit  ujë çdo 15 minuta për të hequr çdo virus që mund të ketë hyrë në gojë. Profesori Trudie Lang, në Universitetin e Oksfordit, thotë se nuk ka “asnjë mekanizëm biologjik” që do të mbështeste idenë se duke e shtyrë një virus drejt stomakut tuaj mund ta vrasë atë. Infeksione si koronaviruset, hyjnë në trup përmes rrugëve të frymëmarrjes kur merrni frymë. Disa prej tyre mund të hyjnë në gojën tuaj, por edhe pirja e vazhdueshme e ujit nuk do t’ju pengojë të kapni virusin. Sidoqoftë, pirja e ujit dhe qëndrimi i hidratuar në përgjithësi është këshillë e mirë mjekësore, përcjell albinfo.ch.

Nxehtësia dhe shmangia e akullores

Ka shumë variante të këshillave që sugjerojnë që nxehtësia të vret virusin. Njoftime të tilla, të cilat i atribuohen gabimisht Unicef, pretendojnë se pirja e ujit të nxehtë dhe ekspozimi në diell do të shkatërrojë virusin duke pasur parasysh dhe përdorimin e akullores. Charlotte Gornitzka, e cila punon për Unicef ​​për dezinformimin e koronavirusit, thotë: “Një mesazh i gabuar i kohëve të fundit në internet, duke pretenduar të jetë një komunikim i Unicef ​​duket se tregon se shmangia e akullores dhe ushqimeve të tjera të ftohta mund të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes. Por, ky padiskutim është informacion i pavërtetë . Ajo që ne dimë, është se viruset nuk mbijetojnë mirë jashtë trupit gjatë verës, por ajo që ende nuk dimë është si nxehtësia ndikon në koronavirusin e ri.”

Përpjekja për të ngrohur trupin tuaj ose ekspozimi i vetes në diell është plotësisht joefektive, përsa i përket vrasjes së virusit. Sipas Prof Bloomfield, sapo virusi është në trupin tuaj, nuk ka asnjë mënyrë për ta vrarë, thjesht trupi juaj duhet ta luftojë atë.

Jashtë trupit, “për të vrarë në mënyrë aktive virusin, keni nevojë për temperatura rreth 60 gradë Celsius“, thotë ai.

Larja e çarçafëve ose peshqirëve në 60C është një ide e mirë, pasi kjo mund të shkatërrojë çdo virus në pëlhurë. Por nuk është një mundësi e mirë për të larë lëkurën tuaj. Gjithashtu, dhe nëse bëni një banjë të nxehtë ose të pini lëngje të nxehta nuk do të ndryshojë temperaturën tuaj aktuale të trupit, e cila mbetet e qëndrueshme nëse nuk jeni tashmë i sëmurë.