Lifestyle

Kështu dukej Rita Ora dhe motra e saj kur ishin të vogla

Nëna e yllit të muzikës botërore Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora, është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ato përbëjnë edhe lajme.

Kësaj radhe Vera ka vendosur që të ndajë me publikun disa fotografi të rralla nga e kaluara e dy vajzave të saj: Ritës dhe Elenës.

Bëhet fjalë për disa imazhe të realizuara kur vajzat ishin të vogla, dhe së bashku u bënë pjesë e një shfaqje baleti në shkollë, përcjell albinfo.ch.

“Rita Ora, Elena Ora në shfaqjen e baletit! Besoj se ëndrrat janë dhënë për një arsye. Ju dua qershiat e mia”, ka shkruar Vera në Instagram për vajzat.