Bota
Kështu e kujton Beqë Cufaj rënien e Murit të Berlinit
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka kujtuar 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke potencuar se bota e lirë ka arsye që të festojë, sepse sipas tij, askush nuk mund ta mposhtë vullnetin e kombeve për liri, shkruan albinfo.ch.
Ai përmes një statusi në Facebook uroi kombin gjerman për këtë ditë historike.
“Sot mbushen 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Gjermania u bashkua dhe Perdja e Hekurt e komunizmit u rrënua përfundimisht. Bota e lirë atëbotë dhe sot ka arsye të festojë, sepse asnjë tirani, asnjë ndarje, nuk mundet ta mposhtë vullnetin e kombeve për liri! Edhe më 9 nëntor të vitit 1989, por edhe më 12 qershor të vitit 1999! Urime Gjermanisë, kombit gjerman dhe krejt botës së lirë!”, shkroi ai.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni















