Lajme
Këtë javë mund të shihni Forcat Ajrore të SHBA-së në qiellin e Zvicrës

Forcat Ajrore Zvicerane do të stërviten së bashku me Forcat Ajrore të SHBA-së në Zvicër, nga sot, 18 shtator deri më 21 shtator, shkruan 20min.
Disa prej moduleve të trajnimit do të zhvillohen në hapësirën ajrore zvicerane ku përfshihen skuadriljet zvicerane fluturuese 17 dhe 18, të cilat do të ngrihen nga baza e forcave ajrore në Payerne VD.
Skuadrilja e 510-të luftarake e Forcave Ajrore të SHBA-së ngrihet nga baza ajrore në Aviano, Itali.
Trajnimi zvicerano-amerikan shërben për të testuar së bashku planifikimin, zbatimin dhe informimin e stërvitjeve të mbrojtjes ajrore dhe për të shkëmbyer përvoja. Trajnimi bazohet në Marrëveshjen për Bashkëpunim Dypalësh për Arsimin, Stërvitjen dhe Ushtrimet Ushtarake të prillit 2020, përcjell albinfo.ch.
Në stërvitje marrin pjesë dy avionë luftarakë F/A-18 të Forcave Ajrore të Zvicrës dhe dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të SHBA-së.
Sipas njoftimit, kjo është bërë me qëllimin e Këshillit Federal – sipas raportit shtesë në raportin e politikës së sigurisë nga shtatori 2022 – për të forcuar aftësinë e tij mbrojtëse përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
20 vjet shembull suksesi me kompaninë “ACL GROUP ” në Zvicër Nisi me numër të vogël punëtorësh, tani numëron qindra sish. Një shembull suksesi në sektorin e...
-
Nga Strellci i Deçanit, në Asamblenë e Komunës Horn të Austrisë
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
Jeta në Zvicër
-
A do të thyejë edhe tetori rekordin e temperaturave? Pas një shtatori rekord, temperaturat relativisht të larta vazhdojnë edhe në tetor. A mund të parashikojmë...
-
20 vjet shembull suksesi me kompaninë “ACL GROUP ” në Zvicër
-
Kantonet zvicerane rrisin ndihmën financiare për primet e sigurimit shëndetësor
-
A është e vërtetë që duhet të jesh i pasur për të marrë shtetësinë zvicerane?
-
Këshilli Kantonal i Cyrihut i thotë “jo” nismës së bankës