Maqedonia

Këtë muaj në Kuvendin e Maqedonisë diskutohet për ngjarjet e 27 prillit

Kuvendi i Maqedonisë në seancën plenare të 26 nëntorit do të diskutojë për propozimin për amnistinë e ngjarjeve të 27 prillit, të propozuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-ja.

Me këtë propozim opozita kërkon që të gjithë të dënuarit, të akuzuarit dhe të dyshuarit për zhvillimet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit kaluar të amnistohen.

Propozimi i tyre u bë pasi kryeministri Zoran  Zaev, para se të bëheshin ndryshimet kushtetues për marrëveshjen për emrin, pati propozuar amnisti për këto ngjarje.