Lajme
Këto janë propozimet e Qeverisë Zvicerane për ashpërsim të masave
Për të dhënë informacione nga mbledhja e saj të jashtëzakonshme, Qeveria në këto momente është duke ju drejtuar publikut përmes një konference për media
Në një mbledhje të jashtëzakonshme që ka mbajtur sot, më 30 nëntor, Këshilli Federal ka analizuar situatën e re të pandemisë që nga zbulimi i variantit të ri të virusit Omikron.
Për të dhënë informacionet lidhur me mbledhjen, Qeveria e Zvicrës në këto momente është duke ju drejtuar publikut përmes një konference për media.
Kombinimi mes qarkullimit të lartë aktualisht të virusit dhe variantit të ri mund të jetë problematik për Zvicrën, transmeton albinmfo.ch. Prandaj Këshilli Federal ka vendosur të nisë një konsultim paraprak deri të mërkurën në mbrëmje më 1 dhjetor për shtimin e masave.
Ato janë:
Zgjerimi i detyrimit për certifikatë në ambiente të mbyllura: Detyrimi për certifikatë duhet të shtrihet në të gjitha aktivitetet e brendshme të qasshme nga publiku dhe në të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore amatore në ambiente të mbyllura. Kjo do të hiqte përjashtimin ekzistues për grupet e përhershme nën 30 persona.
Në të ardhmen, certifikata do të kërkohet edhe për takime private me familjen dhe miqtë në ambiente të mbyllura., nga 11 persona e lartë Për më tepër, detyrimi për certifikatë për ngjarjet në natyrë duhet të zgjerohet për të përfshirë ngjarjet me 300 ose më shumë pjesëmarrës (aktualisht është 1000 ose më shumë).
Zgjerimi i detyrimit për maskë: Detyrimi për mbajtje të maskës duhet të futet për të gjitha ambientet e brendshme të objekteve me qasje të publikut që kërkojnë certifikatën, duke përfshirë ngjarjet e brendshme që kërkojnë certifikatë. Në institucionet ku nuk është e mundur vendosja e maskës, duhet të zbatohen masa zëvendësuese: për shembull, në ambientet e brendshme të ngrënies (përfshirë në disko apo në kontekstin e ngjarjeve) duhet të ketë ulje të detyrueshme për konsum. Nëse maska nuk mund të mbahet gjatë aktiviteteve kulturore dhe sportive, duhet të mblidhen detajet e kontaktit (siç është aktualisht rasti për diskotekat).
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve Iniciativa kërkon kufizimin e mjeteve piroteknike të zhurmshme, për të mbrojtur njerëzit, kafshët dhe mjedisin... -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca -
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç -
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale











