Lajme
KFOR-i do t’i mënjanojë barrikadat nëpër rrugë
Bundeswehri gjerman ka dërguar në Kosovë automjete të blinduara "Daks-pionier", për t’i hequr barrikadat që serbët kanë vënë në rrugë
Serbët kanë përforcuar barrikadat në rrugët e pjesës veriore të kosovës, që çojnë nga pikëkalimet kufitare me Serbinë, ka njoftuar sit KFOR-i.
Barrikadat, sipas njoftimit, janë përforcuar me gurë, zhavorr dhe beton, ka thënë nënkoloneli Ralph Ademtz.
Ai paralajmëruar se KFOR-i do t’i mënjanojë barrikadat nëpër rrugë, bën të ditur AP.
Bundeswehri gjerman ka dërguar në Kosovë dy automjete të blinduara “Daks-pionier”, për t’i hequr, barrikadat që serbët kanë vënë në rrugë, raporton FAZ.net.
Këto automjete të blinduara në Kosovë kanë arritur të premten he janë vendosur në Novo Sellë, aty ku është i stacionuar batalioni gjerman i KFOR-it.
Janë paralajmëruar po ashtu që në fillim të tetorit të sillen edhe disa automjete të blinduara të tjera.
Qëllimi i këtyre përforcimeve është që të kontribuohet në përmirësimin e aftësive për të kontrolluar masat, për të qenë të gatshëm për dhunë, apo largimin e barrikadave.
Kurse dy maune të terrenit me nitroglicerinë janë fshehur nga grupet kriminale serb në ishe uzinën ushtarake ne veri te Mitrovicës kanë njoftuar burime të Koha Ditore.
Sipas burimeve, këto dy maune të premten janë sjellë nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve alternative.
Grupet kriminale maunet i kanë marruar nën kontroll dhe i kane vendosur në ish – bazën ushtarake të ish – Jugosllavisë dhe aty janë të vendosur edhe mbi 40 serbë të armatosur. Maunet kanë targa të qytetit të Panqevës, Serbi.
Grupet kriminale këtë material tepër te rrezikshëm kanë ndër mend ta përdorin kundër konvojeve të KFOR-it si dhe atyre të Policisë së Kosovës nëse hynë në veri të Mitrovicës dhe Kosovës.
Uzina ushtarake ne veri gjendet në lindej të Lagjes së Boshnjakëve, afër të vendit të quajtur Çeshmellug.
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë










