Kosova
KFOR-i ka shënuar 20-vjetorin e hyrjes në Kosovë
Shënohet 20-vjetori i hyrjes në Kosovë. Me këtë rast Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario, ka kujtuar kohën e luftës.
“Kur mendoj Prishtinën e vitit 1999, më kujtohet ndjenja e dëshpërimit dhe frikës, por edhe ndjenja që më e keqja kishte mbaruar pas atyre muajve shkatrrimtarë të luftës civile . Shumë njerëz ishin zhvendosur, kishte mungesë të sigurisë dhe shërbimeve themelore”, ka thënë D’Addario.
Komandanti gjithashtu ka thënë se KFOR-i ka krijuar siguri për të gjithë.
“KFOR-i ka ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjithë, duke mundësuar krijimin e kushteve për rifillimin e shërbimeve, jetës politike dhe civile, duke punuar së bashku me organizatat dhe misionet e tjera ndërkombëtare në cilësinë tonë”, ka shtuar komandanti, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, Kosova është vend shumë më ndryshe se 20 vjet më parë.
“Ka ende shumë për të arritur. Megjithatë, zhvillimet aktuale në Ballkan shënojnë rrugëtimin drejt përparimit dhe integrimit që mund ta përcjellim. Pajtimi me të kaluarën kërkon guxim për kompromis që mund të vie vetëm me vizion dhe përkushtim ndaj njerëzve”, ka thënë komandanti.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














