Lajme
KFOR-i kërkon ndihmë në veri
Paqeruajtësit e KFOR-it nuk do të lejojë asnjë zhvillim në terren, i cili kërcënon ambientin e qetë dhe të sigurt apo kufizon lirinë e lëvizjes. Paqeruajtësit ndërkombëtarë të NATO-s në Kosovë (KFOR), apelojnë tek autoritetet përgjegjëse, që të intervenojnë në pjesën serbe të kufirit, për të ndaluar qarkullimin ilegale të mallrave për në portën 1 […]
Paqeruajtësit e KFOR-it nuk do të lejojë asnjë zhvillim në terren, i cili kërcënon ambientin e qetë dhe të sigurt apo kufizon lirinë e lëvizjes.
Paqeruajtësit ndërkombëtarë të NATO-s në Kosovë (KFOR), apelojnë tek autoritetet përgjegjëse, që të intervenojnë në pjesën serbe të kufirit, për të ndaluar qarkullimin ilegale të mallrave për në portën 1 në Jarinje, në pjesën veriore të Kosovës që administrohet nga serbët lokal.
Paqeruajtësit e KFOR-it, siç thuhet në një njoftim, kanë vendosur disa pika kontrolli të automjeteve për të ndaluar qarkullimin e mallrave nëpër rrugë të paautorizuara përgjatë vijës administrative kufitare me Serbinë.
Aktualisht siç thuhet, KFOR-i nuk ka as mision e as kapacitet për t’i kontrolluar automjetet e rënda në pikat e kontrollit të automjeteve. Prandaj KFOR-i kërkon që trafiku i mallrave të kryhet duke përdorur ekskluzivisht kalimet kufitare të autorizuara siç janë vendkalimet zyrtare në Jarinje, Merdare dhe Brnjak.
“Pohimet se masat e KFOR-it aktualisht ndikojnë në furnizimin elementar të popullatës lokale nuk janë të sakta meqë hyrja në Kosovë mund të bëhet lehtësisht nëpërmjet Merdares dhe Brnjakut”
“Pohimet se trafiku komercial i vendosur ndërmjet vijës administrative kufitare dhe pikës së KFOR-it për kontroll të automjeteve është i detyruar të qëndrojë në vend, janë po ashtu false”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.
KFOR-i,. Siç thuhet në komunikatë, nuk do të lejojë asnjë zhvillim në terren, i cili kërcënon ambientin e qetë dhe të sigurt apo kufizon lirinë e lëvizjes. Ndryshe, që nga bllokimi i pikave kufitare 1 dhe 31, kontrabandistët serbë kanë shfrytëzuar rrugët alternative për t’i ikur tatimit gjatë futjes së mallrave në Kosovë.
KFOR-i, deri më tani ka mbyllur disa rrugë ilegale, ndërsa serbët kanë hapur rrugë të tjera.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Transmetuesi publik do të fillojë të zbulojë kombësinë e shkelësve Deri më tani, transmetuesi publik SRF abstenoi nga zbulimi i kombësisë së të huajve që ishin... -
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë -
Zurich Pride 2026: Ndryshime të festivalit dhe biletave të hyrjes shkaktojnë polemika -
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre -
Gjashtë lajmet që morën më shumë vëmendje për këtë javë












