Kosova
KFOR-i zhvillon stërvitje ushtarake në veri të Kosovës
Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë thanë sot (e mërkurë) se kanë kryer një sërë stërvitjesh ushtarake gjatë këtyre ditëve në veriun e Kosovës, për të garantuar një mjedis të sigurt e liri të lëvizjes, përcjell albinfo.ch.
Stërvitjet u zhvilluan në një periudhë tensionesh të larta në veriun e Kosovës, ku për të dymbëdhjetën ditë me radhë grupe qytetarësh serbë po mbajnë të bllokuara rrugët që çojnë për në vendkalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.
“Për shkak të mjedisit aktual operativ, është thelbësore që këto sisteme dhe aftësi të sprovohen, pasi ato zbusin rrezikun e përgjithshëm, nëse marrëveshjet e ardhshme politike nuk mund të arrihen”, thuhet në një njoftim të KFOR-it, në të cilin nënvizohet se ky mision ka aftësitë e nevojshme për të siguruar kushtet që nxisin dialogun e mëtjeshëm politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
KFOR-i tha se ka shtuar praninë në vendkalimin kufitar në Jarinjë, duke pasur parasysh raportimet e fundit për praninë e mundshme të grupeve të organizuara kriminale që ishin përfshirë në protesta.
“Jemi të përgatitur të ndërhyjmë, në rast nevoje, por ne parandalojmë përshkallëzimin në përputhje me mandatin tonë nga Kombet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin për media të KFOR-it.
Javën e kaluar Serbia kërkoi që rreth një mijë forca të saj të sigurisë të kthehen në Kosovë, me gjithë paralajmërimet perëndimore se një kërkesë e tillë nuk ka gjasë të pranohet dhe vetëm sa shton tensionet në zonë.
KFOR-i tha sot se po analizon këtë kërkesë të autoriteteve serbe, ndërsa ritheksoi se vazhdon të ofrojë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes që inkurajon dialog të frytshëm, duke iu dhënë udhëheqësve mundësinë për të arritur zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”.
Organizatorët e bllokadave në veri thanë se të enjten në mesditë do të mbahet një protestë në një fshat të komunës së Zveçanit, për të kundërshtuar ato që i quajtën “kërcënimet e fundit” të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili sipas tyre ka bërë thirrje “për vrasjen e serbëve në barrikada”.
Këto pohime i referohen një interviste të kryeministrit Kurti për gazetën britanike “The Guardian”, ku ai citohet të ketë thënë se brenga e autoriteteve të Kosovës është që largimi i barrikadave të vendosura nuk mund të përjashtojë viktimat, dhe se për këtë arsye “Kosova dëshiron të tregohet sa më e kujdesshme për t’u siguruar se nuk do të ketë përshkallëzim të situatës”.
Kosova dhe Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për situatën e krijuar në veriun e banuar me shumicë serbe, ndërsa diplomatët perëndimorë në vazhdimësi po u bëjnë thirrje palëve të ulin tensionet dhe t’u kthehen bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













