Të tjera
Kiana Kryeziu, e gatshme për debutim në Lojërat Olimpike Dimërore
Lëshimin e saj të parë Kiana Kryeziu pritet ta bëjë në mëngjesin e hershëm të së hënës, rreth orë 02:00
Skitarja kosovare, Kiana Kryeziu, është e gatshme për garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Ajo ka thënë se është përgatitur shumë mirë dhe është e gatshme për debutimin e saj në këtë sfidë, ku do ta përfaqësojë Kosovën si vajza e parë në LOD.
“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, është shumë e organizuar mirë do të thotë pista, qitet, heket, i kemi tri ndërrime edhe thjesht është super…Agim Popovci, trajneri im, është një pjesë themelore e ushtrimeve dhe jetës sime si sportiste. Ai më mungon shumë, sidomos tani në këto momente që më duhet të jetë këtu dhe nesër që e kam garën, por në përgjithësi unë e di se çfarë më ka thënë ai dhe thjesht do të vazhdojë më këshilla e tij.
Gati jam, jam e përgatitur, jam përgatitur gjatë gjithë vitit 2021 ka qenë një prej synimeve më të mëdha të miat, kështu që jam shumë e emocionuar dhe mezi po pres”, tha Kryeziu për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Lëshimin e saj të parë Kiana Kryeziu pritet ta bëjë në mëngjesin e hershëm të së hënës, rreth orë 02:00.
https://www.facebook.com/watch/?v=956549261635439
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta












