Lajme
KiE miraton rezolutën për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë
Rezoluta e miratuar për mbrojtjen e dëshmitarëve i bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të marrin seriozisht mbrojtjen e dëshmitarëve
Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës ka miratuar sot edhe tre rezoluta të ndryshme për ish republikat jugosllave, pas rezolutës që miratoi dje të Dick Marty-it. Me njërën rezolutë, Këshilli kërkon që të mbrohen dëshmitarët, më një tjetër që të bashkëpunohet me Tribunalin e Hagës, ndërkohë që rezoluta e tretë bën thirrje për pajtim dhe dialog mes etniteteve në territorin e ish Jugosllavisë.
Të tri rezolutat janë miratuar në bazë të raporteve të raportuesve të KiE. Njëra nga to është bërë në bazë të raportit të parlamentarit Jean Charles Gardetto, i cili ka vlerësuar se Kosova qëndron më keq në rajon sa i përket mbrojtjes së dëshmitarëve.
Rezoluta e miratuar për mbrojtjen e dëshmitarëve u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të marrin seriozisht mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të krijojnë bazën ligjore për një gjë të tillë. Rezoluta i bën thirrje edhe EULEX-it që të ndihmojë Kosovën në këtë çështje dhe të vazhdojë programin për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Thirrje për përmirësim të sistemit të mbrojtjes së dëshmitarëve edhe shteteve tjera të ish Jugosllavisë ndërkaq që kërkon nga të gjitha shtetet e Këshillit të Evropës që të pranojnë dëshmitarë në vendet e tyre, posaçërisht ata nga Kosova.
E-Diaspora
-
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” Forumi ekonomik do të mbahet më 9 qershor 2026 në Vjenë, aplikimet janë të hapura deri... -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City” -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Çfarë ndryshon në Zvicër gjatë qershorit 2026 Nga referendumi për emigracionin deri te linjat e reja të trenave – qershori sjell disa ndryshime... -
Zvicra planifikon zgjerim të madh të linjave ndërkombëtare të trenave -
Fati i dy personave ende i panjohur pas zjarrit në një ndërtesë banimi në St. Gallen -
Cilët ishin emrat më të preferuar për foshnjat në Cyrih në vitin 2025? -
Kompania zvicerane e kontrollit të trafikut ajror shqyrton shkurtimin e deri në 220 vendeve të punës













