Shqipëria

Kjo është gjendja shëndetësore e deputetit të lënduar nga shpërthimi në Lushnjë

Deputeti socialist, Bujar Çela, ka mbetur i lënduar nga shpërthimi i një objekti që ishte në pronësinë e tij. Ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se deputeti ka pësuar dëmtime në mushkëri dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale abdominale.

“Deputeti është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha. Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdomen. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Ka shumë dëmtime, metalike që duhet të largohen…”, tha shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi./TCH