Lajme

Kjo është pasqyra ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

Pandemia Covid ka përfshirë gjithë botën, sipas të dhënave të fundit, në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar 20. 930,922 persona. Prej tyre kanë vdekur 749.596, ndërsa janë shëruar 13.797,055 persona, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se në Kosovë brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 10.988, nga 42.627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste të vdekjes.

Nga ana tjetër, në 24 orët e fundit janë shënuar 180 raste rekorde me Kovid-19 në Kroaci, ndërsa numri i rasteve aktive është 811. Prej tyre, 115 pacientë janë në trajtim spitalor, prej të cilëve 10 janë në makinë respiratore. Në 24 orët e fundit ka vdekur një persona.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në Bullgari ka mbërritur në 13.893 pasi në 24 orët e fundit janë konfirmuar 171 raste të reja me koronavirus. Për momentin janë aktivë 4.932 raste, prej të cilëve janë hospitalizuar 834 pacientë, ndërsa 63 janë në repartet për trajtim intensiv.

Kina sot ka paraqitur 19 raste të reja me Kovid-19, që është më pak nga dita paraprake që kishte 25. Nga të infektuarit e rinj, 11 janë të importuara. Nga fillimi i pandemisë në Kinë janë diagnostikuar 84.756 persona, prej të cilëve 4.634 kanë vdekur.

Në Slloveni janë konfirmuar 29 raste të reja, me çfarë nga fillimi i pandemisë janë diagnostikuar gjithsej 2.332 raste të infektimit, ndërsa për momentin aktivë janë 193.

Në Iran edhe 174 persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 2.625 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga fillimi i pandemisë tejkaloi 19 mijë, ndërsa të infektuar janë 336.324 persona.

Ministria e Shëndetësisë së Qipros bëri të ditur 14 raste të reja me Kovid-19, me çfarë numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është rritur në 1.305 persona.

Në Greqi janë regjistruar 204 raste të reja me Kovid-19, ndërsa përveç rritjes së numrit të të sëmurëve të rinj, është rritur edhe numri i rasteve të vdekjeve. Në 24 orët e fundit kanë vdekur pesë persona.  Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 221 raste të vdekjeve dhe 6.381 personave të infektuar.