Autotech
Vetura më e veçantë, sportive, që u prezantua në Gjenevë
Në panairin e veturave që po mbahet në Gjenevë prezent është edhe kompania sllovake e veturave, Engler Automotive, e cila është duke prezantuar veturën e saj sportive e të veçantë – Superquad.
Superquad është i punuar me dorë dhe konstrukti i tij përbëhet nga fibra të karbonit, titan, magnez dhe alumin, transmeton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, Engler Automotive Superquad peshon vetëm 850 kilogramë, ndërsa dimensionet e tij janë: 4.67 metra i gjatë, 1.95 metra i gjerë dhe vetëm 95 cm i lartë.
Sa i përket motorit, Superquad vjen me motor 5.2-litra Twin-Turbo V10 me kapacitet prej 850 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.5 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 350 km/h.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?














