Lajme

Klopp flet për situatën e Shaqirit

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka konfirmuar që për momentin ai nuk ka shqetësim për lëndime para takimit me Sheffield United të enjten, derisa ka treguar që ai nuk pret që klubi të jetë i zënë me transfere gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klopp ka thënë se do të këtë formacionin e njëjtë si në fitoren kundër Wolves të dielën, me Xherdadn Shaqirin dhe Dejan Lovren, që ende nuk janë gati për të startuar pas lëndimit.

“Të gjithë janë mirë, përjashto lëndimet e kaluara, të cilët asnjë nuk është kthyer. Ox, Joel dhe Fabinho ende do të jenë jashtë”.

“Shaqiri dhe Lovren janë mirë, por ata ende nuk janë gati. Ende u duhet pak kohë. Do të jetë pak a shumë i njëjti grup si ndeshjen e fundit”, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.