Lajme
Koalicioni afër, BDI diskuton kushtet e Gruevskit
VMRO-DPMNE duket se ka lëshuar pe edhe për postin e kreut të Kuvendit, post që thuhet se më në fund do ta marrë BDI-ja. Por, brenda BDI-së ka zëra që nuk e duan koalicionin me Gruevskin
Dy ditë para se mandatarit Nikolla Gruevskit t’i kaloj mandati për formimin e qeverisë së re në Maqedoni, dy partisë fituese (VMRO dhe BDI) duket se kanë arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës me logjikën “fituesi me fituesin”. Edhe pse, dy taborët politike mbesin të bunkerizuara sa i përket informatave, ka indikacion për lidhje partneriteti Gruevski-Ahmeti.
Sipas burimeve nga Shkupi, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka intensifikuar takimet me kryesinë e ngushtë të partisë, për të marrë qëndrimin e tyre për koalicion. Jozyrtarisht AlastM mësohet se jo të gjithë anëtarët e kryesisë së BDI-së mbështesin parimin “fituesi me fituesin”.
Gjatë ditës, pritet që BDI-ja të bëjë publike qëndrimin, nëse shkon me Gruevskin apo do të presë mandatarin Zioran Zaev.
Një nga skenarët e shumëpërfolur është që ministri i jashtëm Nikolla Popovski të vijë në postin e kryeministrit. Mes tjerash, VMRO-DPMNE duket se ka lëshuar pe edhe për postin e kreut të Kuvendit, post që thuhet se më në fund do ta marrë BDI-ja.
Zyrtari i lartë i partisë së Ahmetit, kreu i Kërçovës, Fatmir Dehari, gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar, deklaroi se do të preferonte që kreu i VMRO-DPMNE-së Gruevski të mos ishte partner por kundërshtar sepse sipas tij, retorika e Gruevskit, nxit motivet për vepra të mira.
Dehari thotë se nuk duhet që partitë politike të kenë primare interesat personale ose të grupacioneve politike.
Ambasadori Zhbogar përsëriti qëndrimin unanim të ndërkombëtarëve se vendit i duhet një Qeveri që do të angazhohej në zbatimin e reformave urgjente prioritare të cilat duhet të marrin mbështetje në Kuvend.
“E rëndësishme është që të fitojmë një qeveri që do të angazhohet seriozisht, sinqerisht dhe tërësisht në zbatimin e reformave urgjente prioritare dhe janë të përmendura në raportin e KE-së. Ne besojmë se agjenda evropiane mund të bashkojë të gjithë partitë, jo patjetër Qeverinë, por të gjithë partitë që ta mbështesin atë, të mbështesin reformat kur të arrijnë në parlament”, tha ambasadori i BE-së, Zhbogar.
Gruevskit i mbeten edhe dy ditë deri në përfundim të mandatit për formimin e shumicës. Në rast të dështimit të formojë Qeverinë, fjalën më pas e ka presidenti i shtetit Gjorge Ivanov për të emëruar mandatarin tjetër. Por, njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Ali Ahmetit, Rafiz Aliti tha dje në Shkup, se nëse asnjëra parti maqedonase nuk i merr seriozisht kërkesat e shqiptarëve, “shkojmë në zgjedhje”.
E-Diaspora
-
SHBA
30 medalje për Kosovën në SHBA, nxënësit shkëlqejnë në NEO Science Olympiad Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në NEO Science Olympiad 2026 në SHBA... -
Gjeniu nga Kosova që ndërton avionë dhe dronë nga materiale të riciklueshme -
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja -
E drejta e votës për të huajt: Një debat qytetar përballë sfidave të stigmatizimit -
Në nderim të kujtesës historike për gjenocidin serb në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore Kantoni i Gjenevës po afrohet drejt zbatimit të lejes prindërore prej 24 javësh. E miratuar në... -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara













