Futboll
Kololli shënon gol dhe ‘përfundon’ në tunel
Zurich ka mundur AEK Larnaca me rezultat 1:0 në udhëtim në kuadër të Ligës së Evropës.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, shkruan albinfo.ch.
Ai shënoi në minutën e 61-të nga penalltia. Por, pas penalltisë, Kololli, duke festuar me tifozët zviceranë, përfundoi në tunel, duke mos e ditur se para tribunës ndodhej një tunel, jo shumë i zakonshëm.
Për t’u ngritur lart e kanë ndihmuar shokët e skuadrës, duke shkaktuar të qeshura, por edhe gëzim, pasi ishte goli i fitores.
Titullar për Zurichun ishte edhe mesfushori shqiptar, Hekuran Kryeziu.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë














