Lajme
Kolona e pushuesve para Tunelit Gotthard, 12 kilometra e gjatë
Në këtë fundjavë, pushimet verore të shkollave kanë filluar në Kantonin e Cyrihut, më të madhin në Zvicër dhe në disa lande të Gjermanisë
Sezoni i pushimeve verore tashmë ka filluar në gjithë Evropën dhe me këtë, edhe fluksi i pushuesve nga e gjithë Evropa drejt jugut të ngrohtë. Një zhvillim i tillë gjithsesi reflektohet edhe në tunelin Gotthard të Zvicrës, i cili shërben si një “vrimë gjilpëre” për udhëtimin e evropianëve perëndimorë dhe veriorë drejt jugut.
Kjo u pa edhe sot, kur, që në orën 6 të mëngjesit, kolona e automjeteve në portën veriore të tunelit ishte e gjatë 12 kilometra, shkruan srf.ch. Në vazhdim, gjatë paradites së sotme, kjo kolonë u shkurtua duke rënë në 10 kilometra, transmeton albinfo.ch.
Si alternativë për tunelin, pjesëmarrësit në trafik në këtë linjë mund ta përdorin rrugën malore, shumë më të gjatë dhe më të vështirë për t`u kaluar.
Në këtë fundjavë, pushimet verore të shkollave kanë filluar në Kantonin e Cyrihut, më të madhin në Zvicër. Gjithashtu sot është dita e parë e pushimeve verore edhe për nxënësit e republikës Nordrhein-Westfallen të Gjermanisë, që ka numrin më të madh të banorëve në Gjermani si dhe në provincat veriopre të Holandës. Të gjitha këto pasqyrohen patjetër në fluksin e madh të udhëtarëve në Tunelin Gotthard.
Ndërkaq, në shumicën e kantoneve zvicerane, pushimet verore të nxënësve kanë filluar para një jave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës













