Bota

Komediani fiton zgjedhjet në Ukrainë

Komediani ukrainas Volodimir Zelensky ka fituar në zgjedhje të balotazhit për t’u bërë presidenti i ardhshëm i vendit, thonë sondazhet.

Sondazhet i japin atij më shumë se 70% mbështetje. Ai mbizotëronte në raundin e parë të votimit tre javë më parë kur në radhë ishin 39 kandidatë.

Zelensky sfidoi presidentin aktual Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës mban fuqi të rëndësishme mbi sigurinë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme të vendit.

Pas votimit të dielën, Zelensky tha: “Sot do të jetë fitorja e ukrainasve, fitorja e Ukrainës dhe – shpresoj – fitore e një zgjedhjeje të drejtë”.

Nëse sondazhet janë të sakta, ai do të zgjidhet për një mandat pesë vjeçar.

41-vjeçari është më i njohur për rolin kryesor në një dramë politike satirike në të cilën karakteri i tij aksidentalisht bëhet president ukrainas.