Muzikë
Komente antishqiptare në “20 Minuten” për Alba festivalin, gazeta kërkon falje
"Edhe pse fusha e komenteve ishte rregulluar nga redaktorët në atë mënyrë që çdo koment duhej të kontrollohej nga ekipi i moderimit, përveç kontrollit nga algoritmi, megjithatë, komentet raciste kundër komunitetit shqiptar gjegjësisht kosovar mund të lexoheshin nën artikullin tonë të së shtunës"
Gjatë fundjavës që shkoi në 20 minuten u raportua për festivalin e muzikës shqiptare Alba Festival në Cyrih. Për disa orë, nën raportimin në fjalë mund të lexoheshin komente raciste të dërguara nga përdoruesit.
“Edhe pse fusha e komenteve ishte rregulluar nga redaktorët në atë mënyrë që çdo koment duhej të kontrollohej nga ekipi i moderimit, përveç kontrollit nga algoritmi, megjithatë, komentet raciste kundër komunitetit shqiptar gjegjësisht kosovar mund të lexoheshin nën artikullin tonë të së shtunës”, shkruan 20 minuten sot.
Është absolutisht e padiskutueshme që këto komente janë diskriminuese dhe qartësisht në kundërshtim me rregullat tona, transmeton albinfo.ch. Na vjen shumë keq që këto komente ishin online për një kohë të shkurtër dhe lënduan lexuesit tanë me prejardhje nga Kosova apo Shqipëria, shkruan më tutje redaksia e mediumit zviceran në letrën e kërkimit të faljes. “Këto deklarata na bëjnë edhe neve si punonjës të shqetësuar dhe të zemëruar”.
Si mundi të ndodhte kjo?
“Hetimet tona të para zbuluan se ekipi ynë i moderimit, i cili përpunon 10,000 komente në ditë dhe duhet të vendosë brenda pak sekondash nëse do ta lejojë një koment apo ta refuzojë atë, ishte i mbingarkuar: i mbingarkuar nga numri i madh i komenteve në një kohë të shkurtër, por mbi të gjitha i mbingarkuar nga përqindja jashtëzakonisht e lartë e deklaratave diskriminuese dhe shkalla mbi mesataren e fshirjes, transmeton albinfo.ch.
“Ishte gjithashtu për të ardhur keq që për shkak të planit të ndërrimit, disa moderatorë ndanë punën në këtë fushë të komenteve dhe, me sa duket, për shkak të kësaj ndarje të punës, jo të gjitha komentet u panë në mënyrë aq të plotë sa ishte planifikuar.
Çfarë bëjmë ne
“Qysh të shtunën vendosëm të hiqnim fushën e komenteve, sepse nuk ishte e mundur të drejtohej një diskutim i frytshëm. Aktualisht jemi në kontakt me lexuesit që me të drejtë u ndjenë të sulmuar dhe të lënduar nga komentet. Ne përfshihemi me kënaqësi në diskutim”, transmeton albinfo.ch.
“Mbi të gjitha, megjithatë, ne po punojmë për ritrajnimin e ekipit të moderatorëve dhe redaktorëve dhe në marrjen e masave për të siguruar që ky incident të mund të shmanget në të ardhmen. Në anën teknike, gjithashtu, ne rishikojmë nga afër për të parë nëse ka potencial për optimizim të mëtejmë. Ne jemi mirënjohës kur përdoruesit tanë përdorin butonin e raportit për të raportuar komente që kundërshtojnë rregullat e rrjetit. Kjo na ndihmon të jemi në gjendje të reagojmë shpejt”, shkruan redaksia e 20minuten në letrën e kërkimfaljes.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë












