Shqipëria
Patentat shqiptare në Greqi, më afër njohjes
Në Parlamentit grek, deputetët e komisionit votuan me shumicë votash ratifikimin e marrëveshjes mes të dy vendeve për patent shofer
Është bërë e ditur se Komisioni i Përhershëm për Prodhim dhe Tregti në Parlamentin grek miratoi të mërkurën Projektligjin e Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit zyrtar të Parlamentit grek, thuhet se deputetët e Komisionit votuan me shumicë votash ratifikimin e marrëveshjes mes të dy vendeve që u paraqit në Komision nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Joanis Qefalojanis.
Meqenëse, marrëveshja ishte nënshkruar nga ministrat e atëhershëm të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikolaos Kocias, në maj të vitit 2018, por që të hynte në fuqi duhet të ratifikohej nga Parlamenti grek.
Duhet theksuar se autoritetet greke nuk kanë dhënë motive për vonesat, por më në fund pas gati dy vjetësh Komisioni Parlamentar grek ka hapur dritën jeshile që projektligji të kalojë në seancë parlamentare, shkruan voa. Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit pritet të lehtësojë lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe grekë dhe sidomos të dhjetëra-mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Nga ana tjetër, autoriteti i Transportit Rrugor shqiptar duke iu referuar marrëveshjes ka pohuar se “shtetasit shqiptarë që zotërojnë leje drejtimi, model i lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga 24 janari i vitit 2017, mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek”.
Vlen të ceket se marrëveshja për lejet e drejtimit parashikon gjithashtu edhe procesin e konvertimit të lejeve të drejtimit. Sipas marrëveshjes “qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e testeve teorike dhe praktike për marrjen e lejes greke të drejtimit”.
Sipas Marrëveshjes “qytetarët shqiptarë do të dorëzojnë lejen e drejtimit, marrë në Shqipëri dhe do të marrin atë greke, duke pasur mundësinë të qarkullojnë si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.
Marrëveshja parashikon që në momentin që shtetasit shqiptarë vendosin qëndrimin normal në territorin grek, ata mund të konvertojnë lejen shqiptare të drejtimit në atë greke, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit në shtetin grek.
Kjo procedurë, sipas marrëveshjes, bëhet pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorive specifike. Autoriteti rrugor shqiptar ka pohuar se konvertimi i lejes së drejtimit vlen edhe për shtetasit grekë që vendosin qëndrim në Shqipëri. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite












