Kosova
Falimenton kompania e fluturimeve “Atlas Global”
Kompania turke, Atlas Global, ka nënshkruar dokumentet për falimentim, pasi “ka dështuar të vazhdojë veprimtarinë”, ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil në këtë shtet.
Kjo kompani ka ndalur të gjitha fluturimet, ka thënë Autoriteti, pa dhënë detaje të tjera.
Kompania Atlas nuk ka komentuar ende falimentimin.
Ajo është përballur me vështirësi financiare dhe ka pezulluar të gjitha fluturimet në nëntor të vitit të kaluar.
Disa prej tyre ishin realizuar pas 21 dhjetorit.
Këtë javë, mediat turke kanë raportuar se falimentimi ka ndodhur menjëherë, duke cituar shpenzimet e mëdha pas bartjes së fluturimeve në Aeroportin e Stambollit.
Atlas Global ka realizuar një varg fluturimesh të brendshme dhe ndërkombëtare, duke përfshirë ato në Gjermani, Rusi, Kazakistan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas faqes së kompanisë, ajo ka pasur 25 aeroplanë për pasagjerë, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin















