Kosova

Kompania turke, e gatshme për investime në Kosovë

Zv.ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi, priti sot përfaqësuesit e kompanisë së njohur turke “ASD GROUP”, drejtorin Burak Saadet dhe Gozde Gunugur, kanë njoftuar nga MDIS.

Z.Saadet dhe znj.Gunugur shprehën gatishmërinë për të investuar në energji të ripërtërishme, përcjell albinfo.ch.

Përfaqësuesit e kompanisë “ASD GROUP” e panë si fushë të përshtatshme për investim edhe turizmin dhe agrokulturën.

Ndërkaq, z.ministri Bekteshi u ka ofruar investuesve potencialë informacione për mundësitë e investimit në Kosovë.

Po ashtu, u shpjeguan në detaje edhe procedurat dhe lehtësirat që ofron Ligji për Investime Strategjike.

Të dyja palët u dakorduan për një takim tjetër, për të vendosur për fushën ku do të investojnë dhe për arritjen e një marrëveshjeje me interes për të dyja palët.