Kosova
Kompanitë kosovare të sektorit të TIK-ut prezantohen në panairin “GITEX Europe 2025” në Gjermani
Berlin: Tri kompani të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) nga Kosova po prezantohen në panairin “GITEX Europe 2025”

Kompanitë kosovare të sektorit të TIK-ut prezantohen në panairin “GITEX Europe 2025” në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Tri kompani të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) nga Kosova po prezantohen në panairin “GITEX Europe 2025”, që po mbahet nga data 21 maj 2025 në Berlin të Gjermanisë.
Kompanitë pjesëmarrëse: Global CT Digital Kosovo, Brandfluence dhe Tenton, po ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre para një audience ndërkombëtare të gjerë.
Pjesëmarrja e tyre në këtë panair është mundësuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Kompanitë kosovare po prezantojnë përpara profesionistëve të industrisë, përfaqësuesve të korporatave, investitorëve, institucioneve publike dhe aktorëve të tjerë të fushës së TIK-ut.
Interesimi i madh për vizituar stendën e Kosovës pasqyron rritjen e imazhit të vendit si një qendër në zhvillim për inovacion digjital, shërbime outsourcing dhe zgjidhje teknologjike të avancuara.
Pjesëmarrja në “GITEX Europe”, një nga platformat më të rëndësishme për prezantimin e teknologjive të reja dhe krijimin e partneriteteve strategjike ofron mundësi të rëndësishme për kompanitë kosovare për të zgjeruar rrjetin e kontakteve të tyre, promovuar zgjidhje inovative dhe për të krijuar mundësi bashkëpunimi me aktorë kyç nga tregu global i teknologjisë.
Panairi është i hapur nga data 21 deri 23 maj 2025.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet e turistëve në Zvicër u rritën në vitin 2024 Vizitorët në Zvicër shpenzuan 19.6 miliardë CHF vitin e kaluar, një rritje prej 2.2% krahasuar me...
-
Si e mbron Zvicra bujqësinë e saj?
-
Ndjenja e konsumatorit zviceran mbetet pozitive pavarësisht krizave
-
Cilat janë rregullat për të notuar në liqenet malore të Zvicrës?
-
Në Zvicër ka gjithnjë e më pak besimtarë