Kosova
Kompromiset e rrezikshme të Kosovës për ulësen në OKB
Kosova nuk duhet të bëjë kompromise të reja në finalen e dialogut të Brukselit, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili është paralajmëruar të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht obliguese, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kohë më parë pati theksuar se procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve, por finalja e dialogut do të jetë proces i vështirë dhe me kompromise.
Autoritetet e Kosovës, kanë theksuar se në fund të procesit, Kosova duhet ta fitojë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vazhdimësi ka përsëritur se dialogu nuk duhet të përfundojë në atë mënyrë që “njëra palë të fitojë gjithçka dhe pala tjetër fare”.
Autoritetet e Serbisë, përfshirë edhe përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, në vazhdimësi janë duke insistuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, duhet të ketë kompetenca ekzekutive.
Kompetencat e tilla, siç kanë vlerësuar njohësit e zhvillimeve politike, nënkuptojnë një entitet tjetër politik dhe një autonomi territoriale për serbët e Kosovës.
Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që Kosova nuk duhet të hyjë në kompromise me Serbinë, për ta siguruar ulësen në Kombet e Bashkuara, përcjell albinfo.ch.
“Nuk niset dialogu me kompromis, por që të zgjidhen çështjet, të cilat janë kontestuese. Në këtë bazë, me Serbinë mund të bisedohet edhe për çështje të brendshme të Kosovës, sikur që po bisedohet, sepse kompromisi është bërë në fillim. Gjithashtu, mund të bisedohet edhe për pozitën e popullit serb në Kosovë – sepse Serbia është e interesuar pikërisht për këtë çështje – dhe jo për çështjet e tjera. Mirëpo, secila zgjidhje nuk mund të jetë pjesë e pazareve politike ose pjesë e imponimit, por duhet të jetë pjesë e vullnetit dhe në harmonizim me konventat ndërkombëtare”, theksoi Tahiri.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














