Bota
Konferencë për Sirinë në tetor, merr pjesë edhe Gjermania
Gjermania do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare me Rusinë, Turqinë dhe Francën, në muajin tetor, për të diskutuar konfliktin në Siri, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Takimi do të përqendrohet në situatën kritiike që mbretëron në Idlib, bastionin e fundit të rebelëve në Siri, tha Merkel, në një konferencë për media në Berlin, së bashku me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Rusia, aleate e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe Turqia, e cila mbështet disa fraksione të rebelëve, kanë arritur ditë më parë marrëveshje për krijimin e një zone të sigurt në Idlib, e cila i ka zbutur shqetësimet për një ofensivë masive të forcave qeveritare dhe aleate në zonë.
Ankarja ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për të parandaluar konfliktin e mëtejshëm në Idlib, kryesisht për shkak të fluksit të ri potencial të refugjatëve në Turqi.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën