Maqedonia
Konfirmohen dy raste me Linë e Majmunit në Shkup
Autoritetet dërguan apel qytetarëve të mos bëjnë panik për shkak se nuk bëhet fjalë për një sëmundje të re dhe se tashmë ka protokolle

Edhe zyrtarisht, pas analizave të bëra në Klinikën infektive në Shkup, janë konfirmuar dy raste me Linë e majmunit.
Bëhet fjalë për dy pacientë meshkuj të lindur në 1981 dhe 1985, të dy nga Shkupi. Sipas informacioneve që i kanë dhënë, ata nuk kanë udhëtuar jashtë shtetit, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë ditës së djeshme nga Klinika e dermatologjisë na kanë sjellë mostra prej dy pacientëve të cilët dyshohet se kanë lija të majmunit dhe njëkohësisht u kërkua nga laboratorit e institutit, përveç për Linë e majmunit, të kontrollohen edhe për sëmundje të tjera siç janë HIV, HERPES, SIFILIS etj. ISHP i kontrolloi mostrat e marra dhe konfirmuam se, për sëmundjet e lartpërmendura, të dy pacientët janë negativë, por morëm rezultat pozitiv për Linë e majmunit”, tha Marija Andonovska – drejtoreshë e ISHP.
Njëri pacient tashmë është hospitalizuar në Klinikën infektive dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Pacienti i dytë ende nuk është paraqitur në asnjë nga klinikat.
“Pacienti pranoi të hospitalizohet. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore. As nuk pyet se pse është hospitalizuar, por për shkak të nevojës për mbikëqyrje nga ana jonë për t’i bërë hulumtimet e mëtutjeshme, pacienti pranoi të jetë te ne”, potencoi Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive.
Autoritetet dërguan apel qytetarëve të mos bëjnë panik për shkak se nuk bëhet fjalë për një sëmundje të re dhe se tashmë ka protokolle.
“Përndryshe kjo lija e majmunit është sëmundje virozë me simptoma siç është skuqje e lëkurës, ethe, kokëdhimbje, dhimbje të muskujve, shpinës dhe dobësi e përgjithshme si dhe nyje limfatike të fryra. Transmetohet me kontakt me person të infektuar, me materiale të kontaminuar, me kafshë të infektuara, ndërsa virusi trajtohet në mënyrë asimptomatike”, u shpreh Jovica Andonovski, zv/ministër i Shëndetësisë.
Sëmundja zgjat nga 2 deri 4 javë dhe në shumicën e rasteve tërhiqet pa nevojë për trajtim specifik. Megjithatë, te personat me imunitet të dobët, fëmijët dhe gratë shtatzëna mund të zhvillohen komplikime më serioze.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë Zvicra ka njoftuar heqjen e një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Sirisë, përfshirë ato që kishin në...
-
Tetë drejtues të kompanive federale fitojnë mbi gjysmë milioni franga në vit
-
Këto festival të muzikës mbahen në Zvicër këtë verë
-
Zjarret në disa automjete shkaktojnë mbylljen e autostradës A1
-
Zvicra mbyll ambasadën në Iran, ambasadorja largohet nga territori