E-Diaspora
Konkurs letrar Unil-Iseal: Rrënjët, për tu rritur gjetiu
ISEAL dhe Qendra për hulumtime të shkronjave romande (CRLR) në Universitetin e Lozanës, me mbështetjen e qytetit të Lozanës, organizojnë konkursin letrar: Rrënjët, për tu rritur gjetiu.
Konkursi është i hapur për të gjithë ata që janë me origjinë të huaj të lindur në Zvicër ose të vendosur në Zvicër gjatë fëmijërisë së tyre. Do të shpërblehen tekstet e pabotuara në prozë, në frengjisht, të frymëzuara lirisht nga situata e emigracionit e përjetuar nga vetë autori (aklimatizimi në Zvicër, marrëdhënia me vendin e origjinës).
Gjatësia e tekstit duhet të jetë: 3 faqe të formatit A4 (minimum 5.000 shkronja, maksimum 8.000 shkronja)
Afati i fundit për dërgimin e teksteve (me e-mail): 31 tetor 2018
Çmimi i Parë: 1.000 franga / Çmimi dytë 500.- / Çmimi tretë 300.-
Çmimet do të jepen gjatë një evenimenti publik në fund të nëntorit 2018.
Një sërë tekstesh të përzgjedhura nga juria, do të rezultojë me një botim (nga fillimi i vitit 2019).
Juria: Camille Luscher, Nerimane Kamberi, Daniel Maggetti (kryetar), Corinne Desarzens, Muriel Zeender Berset
Adresa e dërgimit: [email protected]
Vetëm një pjesëmarrje për person është e lejuar.
Fituesit do të njoftohen personalisht.
Për tekstet e dërguara nuk do të shkëmbehet asnjë korrespondencë.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit31 Tetor 2018
- Ora23:00
- LokacioniLozane
- Data e përfundimit31 Tetor 2018 - 23:00
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë