Shqipëria
Konsullata shqiptare në Milano me flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës
Flamuri i Shqipërisë dhe Kosovës janë ngritur sot në godinën e re të Konsullatës Shqiptare në Milano.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një njoftimi në llogarinë e tij në “Facebook”, duke shtuar se ngritja e tillë e flamujve nuk përfundon me kaq, pasi do të hapen dhe institucione të tjera të përbashkëta në shërbim të të gjithë shqiptarëve në botë.
“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos. Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”, ka shkruar Rama, përcjell albinfo.ch.
Rama ditë më parë ka emëruar katër zëvendësministra nga Kosova, kurse është shprehur se në kufiri Shqipëri-Kosovë nuk duhet të ‘ekzistojë’ apo të jetë i ngjashëm si në mes disa vendeve, ku pritja nuk ekziston fare.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?











