CH-Ballkani

Kontrolle të ashpra në kufi ndaj artistëve dhe mediave nga Kosova

Pacolli ka thënë se veprimi i tyre i sotëm është i ngjashëm si i policisë serbe që ka bërë në vitet e 90’ta

Sot nis “Mirëdita, Dobar dan!”, festivali që synon të thyejë barrierat Kosovë-Serbi.

Policia kufitare e Serbisë, është duke u bërë kontroll të detajuar pjesëmarrësve dhe mediave, për të parë nëse ka simbole të shtetit të Kosovës, raporton Koha Ditore.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër kontrollin që policia serbe u ka bërë sot në Merdare pjesëmarrësve nga Kosova të festivalit ‘Mirëdita, Dobar dan!”, përcjell albinfo.ch.

Pacolli ka thënë se veprimi i tyre i sotëm është i ngjashëm si i policisë serbe që ka bërë në vitet e 90’ta.

“Dënoj ashpër sjelljen e policisë kufitare serbe ndaj pjesëmarrësve nga Kosova për “Mirëdita, Dobar dan”, aktivitet ky që kërkon pajtimin mes dy vendeve. Është i njëjti mentalitet dhe sjellje e policisë serbe si në vitet e 90’ta”, ka shkruar Pacolli në Twitter, transmeton Koha.net.

Qëllimi i festivalit është që përmes prezantimit të artistëve dhe performuesëve të cilët përfaqësojnë skenën kulturore e bashkëkohore të Kosovës të bashkojnë komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuojë në arritjen e një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër, forumi Rinor i Partisë Demokratike të Serbisë në opozitë, mbajti dje në Beograd një protestë për të kundërshtuar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”.