Kosova

Kosnett: Rezultatet treguan se qytetarët votuan për fundin e korrupsionit

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë treguan se qytetarët votuan për të parë fundin e korrupsionit, përcjell albinfo.ch.

Këtë e bëri të ditur ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

“A do të ndërmarrin të gjitha partitë, në pozitë dhe opozitë, një veprim përfundimtar për këtë?”, ka shkruar Kosnett.

Deri tani nga rezultatet pr eliminare VV-ja ka 25.49 për qind të votave dhe LDK-ka 24.87 për qind.