Kosova
Kosova 60 vjet larg vendeve të BE-së

Vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, do t’iu duhen deri në gjashtë dekada, në mënyrë që nivelet e të ardhurave të kapin ato të Bashkimit Evropian, nëse trendi i rritjes ekonomike vazhdon me shpejtësinë mesatare të arritur ndërmjet viteve 1995 dhe 2015, thuhet në një raport të Bankës Botërore.
Sipas këtij raporti, të publikuar në Vjenë të Austrisë, thuhet se Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të përshpejtojnë me rritjen ekonomike dhe të arrijnë konvergjencë më të shpejtë të të ardhurave me vendet e Bashkimit Evropian.
Ndryshe, rritja ekonomike në Kosovë në vitin 2017, pritet të arrijë në 4.4 për qind, nga 3.4 për qind sa ishte vitin e kaluar, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Pavarësisht nivelit të rritjes ekonomike, ekspertë për çështje ekonomike në Prishtinë, disa herë kanë ngritur shqetësimin se norma mesatare e rritjes ekonomike në Kosovë është e pamjaftueshme dhe pa ndikim në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në Raportin e Bankës Botërore thuhet se duhet të rriten edhe investimet private në vendet ku sektori publik është ende nxitësi kryesor i ekonomisë. Nivelet e ulëta dhe me rritje të ulët të produktivitetit në Ballkanin Perëndimor, kërkojnë përmirësime në mjedisin e biznesit, të cilat mund të tërheqin investime private dhe të nxisin rritjen e ndërmarrjeve.
Ndryshe, sipas mekanizmave ndërkombëtarë dhe atyre vendorë, rritja ekonomike për vitin 2018 dhe 2019 në Kosovë, parashikohet të arrijë 4.8 për qind.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin 33-vjeçar Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari...
-
Zvicër: SHKA “Teuta” merr pjesë në “Fête de Ecublens”
-
Libri “Bukë, kripë e zemër”, ndër fituesit e çmimit “Gourmand Awards 2023”
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tërmetet e shpeshta, shqetësojnë autoritetet në Jura Kantoni Jura ka përjetuar tri tërmetet më të mëdha në historinë e tij gjatë 18 muajve...
-
Mungesa e inxhinierëve, kompanitë zvicerane hasin në probleme
-
Shërbimi mjekësor urgjent në Pallatin Federal, 1500 franga në ditë
-
Emetimi i dioksidit të karbonit nga veturat, ende problem në Zvicër
-
Berna dëshiron të testojë shitjen e kontrolluar të kokainës