Lajme
Kosova dhe Gjermania nisin negociatat për bashkëpunim zhvillimor dhe financiar
Kosova, ka nisë negociatat ndërqeveritare me Gjermaninë për bashkëpunim dhe përkrahje në aspektin zhvillimor dhe financiar.
Negociatat janë hapur në Ministrinë e Financave nga nga ambasadori gjerman në Republikën e Kosovës, Ernst Reichel.
Në këto negociata delegacioni i Kosovës përfaqësohet nga zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, kurse delegacioni i Gjermanisë nga shefi i Divizionit për Evropën Juglindore dhe Kaukazin në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Leo Kreuz.
“Pas përfundimit të këtyre negociatave pritet të nënshkruhet edhe marrëveshje ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
SHBA
Shqiptarja që u bë komandante në Gardën Kombëtare të SHBA-së -
Gjermani
Talenti nga Kosova, Lisian Thaçi, i bashkohet Bayern Munich -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta













