Lajme
Kosova dhe Shqipëria kanë bërë progres kundër korrupsionit
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ndërkaq kanë rënë për disa pozita në krahasim me një vit më parë, ndërkohë që Maqedonia ka shënuar rënien më të madhe nga vendet e tjera
Në raportin e “Transparency International”, sa i përket indeksit të perceptimit të korrupsionit, Kosova dhe Shqipëria kanë bërë progres, duke qenë edhe te vetmet shtete të Ballkanit Perëndimor që kanë përparuar, raporton albinfo.ch.
Në bazë të raportit për vitin 2016, Kosova radhitet e 95-ta në një nivel me Argjentinën, Sri Lankën, El Salvadorin, Maldivet dhe Beninin. Kosova ka marrë 36 pikë nga 100 të mundshme, duke bërë përparim në krahasim me një vit më parë kur është radhitur në vendin e 103-të me 33 pikë gjithsej.
Shqipëria për vitin e dytë me radhë, ndërkaq, ka shënuar përparim në radhitjen e TI-së, duke zënë vendin e 83-të me 39 pikë duke u zhvendosur nga vendi i 88-të ku radhitej një vit më parë.
Në tri vjet Shqipëria e ka përmirësuar me 33 vende renditjen e saj në indeksin e perceptimit të korrupsionit nga “Transparency International”. Ky është vlerësimi më pozitiv për Shqipërinë në 17 vjet, që nga viti 1999 kur vendi u bë pjesë e analizës së këtij raporti.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ndërkaq kanë rënë për disa pozita në krahasim me një vit më parë, ndërkohë që Maqedonia ka shënuar rënien më të madhe nga vendet e tjera.
Serbia është radhitur e 72-ta, Mali i Zi i 64-ti, Bosnja e Hercegovina e 83-ta që në krahasim me një vit më parë ka rënë nga pozita e 76-të.
Maqedonia është radhitur e 90-ta me 37 pikë gjithsej, duke shënuar rënien më të madhe nga të gjitha vendet e rajonit, meqë një vit më parë qëndronte në vendin e 66-të.
E-Diaspora
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’
Jeta në Zvicër
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026?












