Kosova
Kosova dhe Shqipëria, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin
Mësohet se Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë kanë njoftuar se edhe këtë vit përfaqësohen me pavion në edicionin e 74-të të Tregut Evropian të Filmit, i cili zhvillohet gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale), përcjell albinfo.ch.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka shkruar se “European Film Market” është ndër 3 tregjet kryesore të takimit të industrisë ndërkombëtare të filmit dhe medias.
Thuhet se lidhja e ngushtë me Berlinalen si një festival filmi publik dhe pozicionimi i tij në zemër të Berlinit janë karakteristikat kryesore të këtij tregu.
“Gjatë këtyre ditëve në pavionin me numër 138, i cili gjendet në Hotel Marriott, me adresë Inge-Beishem-Platz 1, 10785 Potsdamer Platz, krahas promovimit të filmave tanë, do të zhvillohen edhe takime të ndryshme me fonde filmi, partneritete ndërkombëtare, përfaqësuesh festivalesh, prodhues e distributorë nga e gjithë bota. Ndër materialet promovuese të filmave tonë, vizitorët po ashtu mund të shfletojnë edhe katalogun e fundit me filmat e mbështetur nga QKK-ja, të cilët janë në faza të ndryshme të prodhimit”, thuhet në njoftim.
Pavioni do të jetë i hapur deri më 21 shkurt 2024.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë










