Kosova
Kosova do të bëhet me Muze të Artit Bashkëkohor
Sot, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Kosova do të bëhet me Muze të Artit Bashkëkohor, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka njoftuar përmes një shkrimi të bërë në rrjete sociale, gjegjësisht Facebook.
Ai tutje theksoi se Muzeu i Artit Bashkëkohor është institucion i rëndësishëm që do të ofrojë mundësi të reja për artin dhe artistët në tërësi.

Postimi i plotë i ministrit Çeku
“Sot e nisëm edhe një ndërmarrje të madhe në kulturë, shteti ynë do të bëhet me Muze të Artit Bashkëkohor.
Muzeu i Artit Bashkëkohor është institucion i rëndësisë së veçantë që do të ofrojë mundësi të reja zhvillimi dhe promovimi për artin dhe artistët tanë bashkëkohorë. Në të njëjtën kohë, MAB do të konceptohet në atë mënyrë që të fuqizojë lidhjet tona dhe pozicionin tonë shtetëror në skenën botërore të artit.
Këshilli Inicues i Muzeut të Artit Bashkëkohor përbëhet nga artistë e profesionistë të dëshmuar. KI do të kryesohet nga Yll Rugova, ndërsa anëtarët e tjerë janë Petrit Halilaj, Flaka Haliti, Sislej Xhafa, Erëmirë Krasniqi, Zake Prelvukaj, Nita Hoxha Salihu, Valdete Pacolli dhe Fisnik Abazi.
Detyrat e Këshillit Inicues përfshijnë përgatitjen e konceptit programor dhe artistik, vendimeve për themelim, planit për ngritjen e strukturave të përhershme, konceptit hapësinor dhe arkitektonik të ndërtesës dhe kornizës për koleksionin e Muzeut të Artit Bashkëkohor”.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit Kur policët u përpoqën të kryenin kontrolle identiteti, ata u penguan nga disa persona të pranishëm.... -
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër pritet të bien përsëri në vitin 2027 -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35











