Kosova

Kosova, e 102-ta në ranglistën e FIFA-s

Mësohet se përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk ka lëvizur nga pozita e 102-të në ranglistën e Shtëpisë Botërore të Futbollit (FIFA), përcjell albinfo.ch.

Bëhet e ditur se ranglista e re FIFA-s u publikua të enjten, ndërsa Kosova mbetet në pozitën e 102-të, me 1205 pikë.

Kosova në muajin mars luajti dy ndeshje miqësore. Më 22 mars fitoi me rezultat 1:0 kundër Armenisë në Jerevan, ndërsa më 26 mars në Budapest humbi nga Hungaria me rezultat 2:0.

Ndërkohë, Shqipëria ka rënë për dy pozita. Nga pozita e 64-t ka rënë në pozitën e 66-të me 1375 pikë.

Shqipëria në mars i humbi dy ndeshjet miqësore. Humbi 3:0 nga Kili në Parma, kurse në Solna pësoi disfatë nga Suedia me rezultat 1:0. Shqipëria është pjesëmarrëse e Evropianit. Në grup e ka Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Në pozitën e 19-të ka mbetur Zvicra, ku rregullisht paraqiten shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.