Futboll
Kosova, e gatshme për Bullgarinë
“Secili futbollistë po e pret me padurim ndeshjen, sepse do të luajmë në fushën tonë para tifozëve tanë të zjarrtë, prandaj emocionet janë të mëdha”, është shprehur Arbër Zeneli
Kosova ka vazhduar stërvitjet në Prishtinë para ndeshjes me Bullgarinë që zhvillohet të hënën.
Të shtunën kanë qenë të pranishëm të gjithë futbollistët, me përjashtim të Benjamin Kolollit, derisa Hekuran Kryeziu ka stërvitur me ritëm të plotë me lojtarët e tjerë, derisa Vojvoda, Paqarada dhe Shala për shkak të angazhimit të madh në miqësoren kundër danezëve pjesën e fundit të stërvitjes janë lënë në pushim, njofton FFK, përcjell albinfo.ch.
Përzgjedhësi Bernard Challandes ka punuar në disa aspekte, veçmas në lojën taktike në zonë të ngushtë, si dhe ka kërkuar nga futbollistët që të kenë pasime të shpejta e të sakta.
“Ndeshja me Bullgarinë është shumë e rëndësishme për ne dhe mendoj se miqësorja me Danimarkën na ka ndihmuar që të hyjmë në ritmin tonë. Ai gol i pësuar në sekondat e fundit të ndeshjes me danezët na ka zhgënjyer paksa, por atmosfera në kombëtare është shumë e mirë dhe të gjithë jemi të përqendruar te dueli me bullgarët për të dhënë 100 përqindshin tonë.
Në çdo lojë që hyjmë kemi respekt për kundërshtarin, por edhe ata tashmë kanë respekt të madh për ne, ngase e dinë se çfarë ekipi kemi. Realisht kemi sulmues shumë të mirë dhe jemi të bashkuar si ekip. Secili futbollistë po e pret me padurim ndeshjen, sepse do të luajmë në fushën tonë para tifozëve tanë të zjarrtë, prandaj emocionet janë të mëdha”, është shprehur Arbër Zeneli me optimizëm.
Edhe Fidan Aliti ishte mjaft optimist. “Me padurim presim ndeshjen e së hënës ku sërish presim të kemi mbështetjen e fuqishme të tifozëve tanë. Bullgaria ka ekip shumë cilësor dhe sigurisht se do të jetë ndeshje e vështirë, mirëpo ne po përgatitemi maksimalisht dhe gjërat e mira që i kemi bërë në miqësoren kundër Danimarkës do të mundohemi t’i përsërisim, derisa ato që i kemi bërë gabim duhet t’i përmirësojmë.
Jemi në një seri të mirë pa humbje dhe tani jemi plotësisht të përqendruar për të dhënë maksimumin në 90 minutat kundër Bullgarisë dhe për ta nisur ciklin kualifikues për Euro 2020 me fitore”, theksoi Aliti.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite














