Kosova
Kosova e mbyll vitin e 101-ta në ranglistën e FIFA-s
Bëhet e ditur se përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta mbyllë vitin 2023 në pozitën e njëjtë që ishte edhe muajin e shkuar në ranglistën e FIFA-s, pasi shtëpia botërore e futbollit publikoi të enjten ranglistën përfundimtare, përcjell albinfo.ch.
Kosova zë pozitën e 101-të, me 1202 pikë të grumbulluara sikurse në muajin nëntor.
Po ashtu, në ranglistën e këtij muaji nuk ka lëvizur as Kombëtarja e Shqipërisë që vitin tjetër do të paraqitet në “Euro 2024”. Shqipëria mbetet e 62-ta me 1384 pikë të mbledhura për këtë vit.
Në fakt, prej listës së nëntorit, në total janë luajtur vetëm 11 ndeshje ndërkombëtare dhe për këtë arsye këtë muaj nuk ka ndryshime të mëdha në ranglistë.
Argjentina mbetet e para me 1855 pikë, duke e lënë pas vetes Francën (1845), Anglinë (1800), Belgjikën (1798) dhe Brazilin, që është i pesti me 1784 pikë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











