Kosova
Kosova i dorëzoi në Bruksel komentet mbi planin e sekuencimit
Qeveria e Kosovës i ka dorëzuar në Bruksel komentet mbi dokumentin e planit të sekuencimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.
“Qeveria e Kosovës i ka dërguar komentet e saj në Bruksel, sipas afatit. Po, komentet janë dërguar sipas afatit të paraparë, që ka qenë dje, 18 korrik”, ka thënë Kadiu.
Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me dialogun tha se në vend që të kenë kërkesa për zbatim të marrëveshjes, duhet të kenë respektim të saj.
Ai tha se nuk do të mund të kenë zbatim të vërtetë e as të qëndrueshëm, nëse nuk do të kenë respektim të sinqertë e serioz të marrëveshjes.
Tutje Kurti bëri të ditur se Serbia ka shkelur marrëveshjen, siç u shpreh ai, për çdo javë, prej se është pranuar në shkurtin, përkatësisht në marsin e vitit të kaluar, duke kulmuar me atë letrën e Bernabiqit, atë kohë kryeministre e Serbisë, në mes të muajit dhjetor drejtuar shteteve anëtare të BE-së, ku thuhej se për Serbinë nuk vjen në konsiderim pavarësia për Kosovën, ulësja në OKB dhe integriteti territorial i Kosovës etj.
Ai bëri të ditur se ekipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është duke punuar edhe tani për çështjen e dialogut, në mënyrë që t’i përgjigjet Brukselit në mënyrë adekuate e të merituar.
Në takimin e fundit në Bruksel nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













