Futboll

Kosova me 3 ndryshime

Mbrojtësi Ardin Dallku, mesfushori Valon Berisha dhe sulmuesi Lirim Kastrati zëvendësojnë Kastriot Dermakun, Bersant Celinën dhe Jetmir Krasniqin

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka hequr dilemat e fundit për të kompletuar listën e Kosovës për dy ndeshjet e ardhshme me Maltën dhe Ishujt Faroe.

“Sport News” mëson që trajneri zviceran ka bërë tre ndryshime në emra, ndryshe nga grumbullimi i shtatorit, përcjell albinfo.ch.

Mbrojtësi Ardin Dallku, mesfushori Valon Berisha dhe sulmuesi Lirim Kastrati zëvendësojnë Kastriot Dermakun, Bersant Celinën dhe Jetmir Krasniqin. Dilemën e fundit, Challandes e ka pasur me mbrojtësin Ardin Dallku, por pas angazhimit me Voskla Poltavan në Ligën e Evropës, 67-vjeçari ka vendosur ta rikthejë te Kosova, vëllanë e vogël të Armend Dallkut.

Për herë të parë në karrierë është ftuar sulmuesi Lirim Kastrati. 19-vjeçari me Lokomotivën e Zagrebit ka shënuar 6 gola në Kroaci, duke ndarë vendin e parë në listën e golshënuesve me serbin Komnen Andrić. Kastrati do të sjellë të Kosova një tip tjetër të sulmuesit që me të vërtet i është dashur dardanëve, ndryshe nga Atdhe Nuhiu e Vedat Muriqi që kanë stil pothuajse të njëjtë.

Sipas burimeve të Sport News kjo është lista e plotë e 24 futbollistëve të ftuar nga Challandes te Kosova.

Lista

Portierë:

Samir Ujkani – Caykur Rizespor

Faton Maloku – FK Kukësi

Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:

Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb

Fidan Aliti – KS Skënderbeu

Mergim Vojvoda – Royal Excel Mouscron

Ardin Dallku – FC Vorskla Poltava

Leart Paqarada – SV Sandhausen

Benjamin Kololli – FC Zurich

Arbenit Xhemajli – FC Neuchatel Xamax

Mesfushorë:

Valon Berisha – Lazio

Hekuran Kryeziu – FC Zurich

Herolind Shala – IK Start

Idriz Voca – FC Luzern

Besar Halimi – Brøndby

Bernard Berisha – Akhmat FC

Arbër Zeneli – SC Heerenveen

Milot Rashica – SV Werder Bremen

Edon Zhegrova – K.R.C. Genk

Donis Avdijaj – FC Willem II

Sulmues:

Elbasan Rashani – Odds BK

Vedat Muriqi – Caykur Rizespor

Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday

Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb