Sporte Luftarake
Kosova, me tri xhudiste në Grand Slamin në Abu Dabi
Erza Muminoviq, Flaka Loxha dhe Dëbora Gjakova do ta prezantojnë Kosovën në garën Grand Slam të xhudos që prej të premtes deri të dielën mbahet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, përcjell albinfo.ch.
Pritet pjesëmarrja e 221 xhudistëve nga 29 vende të ndryshme.
Sa u takon xhudisteve të Kosovës, gara është me peshë për të fituar pikë të shumta në ranglistën botërore dhe po ashtu për të fituar përvojën e nevojshme në garat e nivelit të lartë. Garat Grand Slam janë prej më të mëdhave në sportin e xhudos.
Të premten garojnë Erza Muminoviq në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Flaka Loxha, në kategorinë deri 57 kilogramë. Të shtunën në tatami del Dëbora Gjakova, që garon në kategorinë deri 63 kilogramë.
Erza është bartësja e gjashtë, Flaka bartësja e katërt, ndërsa Dëbora nuk është në mesin e bartëseve.
Grand Slami në Abu Dabi është gara e dytë e Turit Botëror të Xhudos pas Lojërave Olimpike. Në Grand Prix në Zagreb, një muaj më parë, Flaka Loxha fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 52 kilogramë.
Xhudistët kryesorë të Kosovës, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu e Akil Gjakova nuk janë kthyer ende në gara pas Lojërave Olimpike.
Xhudistet në Abu Dabi do t’i udhëheqë Majlinda Kelmendi.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore -
“Rregulli i 30%” për qiranë mbetet standard në Zvicër, por jo ligj












