Kosova
Kosova mund të ketë sërish rritje të çmimit të energjisë
Tarifat për energjinë elektrike mund të rriten sërish gjatë këtij viti, varësisht prej krizës energjetike dhe importit në muajt e dimrit.
Kjo u bë e ditur pas takimit që grupi parlamentar i AAK-së pati të martën me bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energjinë.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Zejnullahu, tha se aktualisht nuk janë plotësuar kriteret për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave, por nuk përjashtohet një gjë e tillë në të ardhmen.
“Ato varen prej çmimeve të importit dhe çmimet e importit varen prej bursave ndërkombëtare, prandaj kurdo që plotësohen kërkesat ligjore, aktualisht ende s’janë plotësuar për shqyrtim të jashtëzakonshëm edhe për këtë vit. Ne e kemi përmbyllur një shqyrtim të jashtëzakonshëm në shkurt të këtij viti dhe jemi duke pasur një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Jemi duke përgatitur për furnizim me energjie elektrike edhe për vitin e ardhshëm me potencialet që i kemi me gjeneratorët vendorë…Legjislacioni e thotë ashtu, kurdo duhet të reflektohen kostot. Ne në përfundim të vitit të kaluar e kemi hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm dhe kemi përmbushur në shkurt të këtij viti. Aktualisht deri më tani nuk janë plotësuar kërkesat ose kriteret ligjore për një shqyrtim tjetër të jashtëzakonshëm. Prandaj kjo është përgjigjja që mundem me dhënë deri në këtë moment. Por përjashtim nuk bëhet kurdo herë, pasi nuk varen prej ZRRE-së dhe prej çmimeve të energjisë dhe gazit”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së... -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë












