Kosova
Kosova, në vendin e katërt në Evropë me më së paku të vdekur për 100 mijë banorë
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins
Kosova është vendi i katërt në Evropë sa i përket raportit me të vdekur për 100 mijë banorë me 22 të vdekur deri tash, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, në Kosovë deri tash në 100 mijë banorë janë shënuar 0.65 vdekje. Vetëm tri vende të tjera në Evropë kanë raport më të mirë se Kosova në këtë përllogaritje. Ato janë Letonia me bilanc prej vetëm 0.25 të vdekur për 100 mijë banorë, Sllovakia me 0.4 e Ukraina me 0.56. Në këtë përllogaritje, në Shqipëri në 100 mijë banorë janë shënuar 1.05 vdekje, Mal të Zi 1.12, Kroaci 1.64 e Serbi 1.79, ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 3.5 vdekje në 100 mijë banorë.
Fotografia e hartës së Evropës, e postuar nga mediat spanjolle, tregon se në Evropë Spanja është vendi me raportin më të keq me gati 52 persona të vdekur për 100 mijë banorë.
Krahas këtyre të dhënave, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, ka publikuar raportin edhe për të infektuar dhe të vdekur në një milion banorë në rajon.
Sipas grafikës së tij, në Kosovë janë Shqipëria e Mali i Zi në raport më të ulët në krahasim me Kosovën sa i përket të vdekurve për një milion banorë. Teksa në Kosovë 12 persona në një milion banorë kanë vdekur nga koronavirusi, në Mal të Zi e Shqipëri janë nga 11 të vdekur për një milion banorë.
Në total, në Kosovë janë këto të dhëna deri tash: 823 të infektuar, 22 vdekje e 336 të shëruar.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu), ndoshta jeni njohur...
-
Cilat profesione janë më të paarritshme nga të huajt në Zvicër
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR?
-
Restoranti i famshëm indian nuk mund të hapet në Cyrih, pasi kuzhinierëve iu refuzuan lejet
-
Përhapet mushkonja tigër: Zbulohen dy lloje në Aargau