Futboll
Kosova nga viti 2017 pa humbje
Kosova të enjten ka barazuar 2:2 me Danimarkën, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Prishtinë.
Tashmë Kosova e ka çuar në 11 numrin e ndeshjeve pa humbje rresht, përcjell albinfo.ch.
“Dardanët” nuk kanë pësuar humbje që nga 9 tetori i vitit 2017 kur u mposhtën nga Islanda me rezultat 2:0. Pra, më shumë se 500 ditë kanë kaluar që kur Kosova ka pësuar humbjen e fundit, qoftë në kualifikime apo në ndeshje zyrtare.
Prej emërimit të trajnerit Bernard Challandes, Kosova s’di për humbje.
Më 2018, Kosova ka fituar grupin e vet në Ligën e Kombeve me goldiferencë pozitive prej 13 golash.
Tani ka nisur vitin 2019 me një barazim në miqësore me Danimarkën, që renditet e 10-a në botë.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













