Lajme
Kosova pa udhërrëfyes turistik
Republika e Kosovës është pothuajse i vetmi vend që nuk ka udhërrëfyes (guidë) turistike. Turistët ndërkombëtarë duhet vetë t’i gjejnë pikat më interesante të vendit
Republika e Kosovës ka qindra objekte kulturore e historike që ngjallin kërshëri për vizitorët ndërkombëtarë, por vetë institucionet nuk i kushtojnë rëndësi zhvillimit të turizmit. Prandaj, Kosova është pothuajse i vetmi vend, që nuk ka udhërrëfyes (guidë) turistike.
Shumë ndërkombëtarë kanë imazh jo të mirë për Kosovën, duke e konsideruar si vend të varfër e me institucione të korruptuara, por kur vijnë vet dhe e shohin se çfarë bukurish ka vendi, atëherë kthehen me përshtypje tjera.
Mirëpo turistëve të huaj u duhet që vet ta eksplorojnë Kosovën, sepse nuk kanë udhërrëfyes që ata do ta gjejnë në aeroport, sapo të shkelin tokën kosovare, kjo për faktin, se nuk ka udhërrëfyes.
Turistët e huaj duhet vet ta gjejnë “Ulpianën” qytetin e lashtë antik, Kalanë e Pogragjës që gjendet 10 kilometra në juglindje të Gjilanit, qytetin antik të Novobërdës, Kullat, xhamitë, kishat, manastiret si dhe vendet tjera, përfshirë edhe burimet, ujëvarat, pikat e turizmit malor, etj.
Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Junikut, Leonard Llolluni, thotë se shumë turistë të huaj kur kanë ardhur në bjeshkët e Junikut, janë mahnitur me bukuritë që ofron Kosova.
Ai thotë se me të ardhur dhe qëndruar në malet e Kosovës, me banorët, duke parë mikpritjen, numri i turistëve të huaj po rritet çdo ditë.
Llolluni tregon se si komunë kanë hartuar dhe kanë shtypur fletushka, udhërrëfyes, si dhe kanë plasuar materiale edhe në faqen elektronike të komunës, por ai thotë se nuk kanë gjetur përkrahje që këta udhërrëfyes e broshura t’i shpërndajnë për të huajt nëpër vende më të frekuentuara.
Llolluni tha për “Zëri”se në agjencitë turistike në kuadër të Aeroportit të Prishtinës iu kanë kërkuar pagesë që t’i ekspozojnë broshurat e tyre, kurse një letër kërkesë që ia kanë dërguar menaxhmentit të aeroportit për t’ua lejuar pa pagesë shpërndarjen e
broshurave nuk kanë marrë përgjigje.
Zenë Pacolli, është koordinator i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, që si OJQ kanë hapur një zyrë në hotelin “Grand”, e cila vetëm brenda gjashtë muajsh është vizituar nga 11.365 turistë të gjithë të huaj.
Pacolli thekson se në Kosovë ka mungesë të informimit sa i përket turizmit. Ai thotë se si shoqatë po mundohen të japin kontributin e tyre, por Kosova, sipas tij ende nuk ka identitet të turizmit. “Nuk ka as një faqe të internetit ku do të përfshihej gjithë Kosova, në nivel vendi dhe sipas qyteteve”, tha ai.
Eksperti i Turizmit, Zekë Çeku thekson se niveli i informimit të ndërkombëtarëve lidhur me vlerat turistike të Kosovës, është shumë i kufizuar, episodik dhe jokonsistent.
Ai vlerëson se informimi i vizitorëve potencial dhe atyre të interesuar që të mësojnë lidhur me mundësitë dhe atraksionet në Kosovë, dhe pastaj të vendosin për të vizituar Kosovën, është në nivel fillestar, i pa koordinuar dhe jo adekuat.
“Në mijëra mënyra shpërndahen dezinformatat dashakeqëse lidhur me Kosovën, neve madje asnjë program ose një portal, blog ose mundësi të ngjashëm elektronike nuk e kemi të organizuar dhe të koordinuar për të shpërndarë informatat e sakta dhe dërguar mesazhet promovuese deri tek vizitorët e interesuar ose publiku relevant”.
Sipas tij, edhe Portali i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë “Visit Kosovo”, i krijuar para shumë vitesh, asnjëherë nuk ka qenë serioz dhe nuk ka shërbyer, derisa
tani fare nuk mund ta gjeni në Google, mbase nuk funksionon fare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?