Kosova

Kosova vazhdon të shënojë numër të lartë të të infektuarve me Covid-19

9 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve në Kosovë nga virusi sars-cov2. Ndërsa janë shënuar 548 raste të reja infektimi derisa 302 pacientë janë shëruar.

Kjo bëhet e ditur në raportin e autoriteteve shëndetësore kosovare.

Numri total i rasteve pozitive është 73.048 raste nga 329.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.649 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 301 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.986 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.413, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.