Kosova
Kosovë, 100-shet e falsifikuara bëjnë xhiro
Qarkullojnë kartmonedha 100 të falsifikuara në Kosovë
Në Kosovë, thuhet se ditëve të fundit është parë se po qarkullojnë në Kosovë kartmonedha 100 të falsifikuara. Vetëm dje në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të falsifikimit të parave, shkruajnë mediat e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Dy raste janë raportuar në Prishtinë, me datë 30.03.2022 ankuesja femër kosovar ka raportuar se një klientë, kishte deponuar më datë 24. 03. 2022 një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor është marr me rast dhe ka sekuestruar monedhën për procedura hetimore.
Po ashtu një klient Prishtinë me datë 30.03.2022-19:45, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një klient ka bërë pagesën e produktit me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.
Ndërsa dy raste tjera janë raportuar në Ferizaj Ankuesi mashkull kosovar, me datën 30.03.2022 ka raportuar se një klient i bankës kishte deponuar me datë 25.03.2022, një shumë të parave, ndër to një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor është marr me rast dhe ka sekuestruar monedhën në fjalë për procedura hetimore.
Ndërsa edhe një rast tjetër kishte ndodhur në Ferizaj, Ankuesja femër kosovare, me datën 30.03.2022 ka raportuar se një klient i bankës kishte deponuar me datë 25.03.2022, një shumë të parave, ndër to një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Njësiti policor është marr me rast dhe ka sekuestruar monedhën në fjalë për procedura hetimore.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












